Me rastin e hapjes solemne të kompanisë për rrjet kabllor dhe internet “Signal-Net” në Kumanovë, në emër të stafit drejtues, falënderojmë të gjithë miqtë, dashamirët, qytetarët por edhe ata që na përgëzuan përmes formave të ndryshme të komunikimit. Përkrahja juaj, që në start, na motivon dhe na jep forcë edhe më shumë në rrugën tonë të sigurt dhe të besueshme që të jemi në shërbimin tuaj. Mbështetja juaj për kompaninë tonë “Signal-Net”, na nxit edhe më shumë që edhe ne të jemi sinjali juaj, krahas me kohën dhe botën. Edhe një herë ju falënderojmë miqësisht!