“Hells Kitchen rikthehet në sezonin e tij të tretë pas dy edicioneve të suksesshme ku kemi zbuluar chef-at më të mirë shqiptarë.

Mbrëmja e  sotme do të jetë ndryshe  nga ato që kemi parë në dy sezonet e kaluara, ku patjetër nuk do të mungojë  shefi më “i tmerrshëm” në Shqipëri, Renato Mekolli dhe me autorësi të plotë Olsa Muhameti.

16 konkurrentë në garë do të përballen me presionin e Kuzhinës së Djallit dhe vetëm një prej tyre do të jetë fitues. Do të jetë një rrugëtim i gjatë i mbushur me flakë e tym në kuzhinën e Hell’s Kitchen. E veçanta e këtij edicioni është se të gjithë konkurrentët  do të kenë një hyrje misterioze të cilët do të mbajnë vënë maska dhe pelerina.

Pritjes i vjen fundi sonte në orën 21:00,  në ekranin e Top Channel  për shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve.

Edhe pse në pandemi dhe në kushte që nuk jemi përballur ndonjëherë nuk kanë munguar aplikimet dhe dëshira e shumë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion të 3-të do kemi 3 konkurrentë që vijnë  nga gjermania, Anlgia dhe Italia gjë që në kushte të pazakonta e kanë bërë të mundur ëndrrën e tyre.

Ajo që është pak po e sigurt, është se “Kuzhina e Djallit” do të na çudisë pafund.  Spoti që po transmetohet këto ditë është një enigmë edhe për vetë shefin. Me sy të lidhur ai gjuan me thika “konkurrentë të  padukshëm” ku në krah ka nga dy konkurrentët finalist të edicionit të kaluar Visara dhe Francesko.

Një tjetër risi e këtij edicioni të tretë do të jetë dhe shënjimi i pjatës nga shef Renato. Ndryshe nga edicionet e kaluara ku konkurrentët e vendosin vetë se çfarë përgatisin këtë vit ka disa kushte. Për të gjithë konkurrentët shef Renato vendos 3 produkte për krijimin e pjatës.

Po kush do të jenë konkurrentet e vërtetë të këtij edicioni ? Do ta zbulojmë vetëm sonte në orën 21 ku do të hapim tiparin e një sezoni plot emocione,sfida, presion,fitoreje, zhgënjimi, lotësh dhe buzëqeshjeje.”