Seriali komik, “Presidenti”, ku presidenti aktual ukrainas Volodymyr Zelenskyy e luan rolin kryesor, nga 31 marsi fillon së transmetuari në Kohavision.

Në këtë projekt, Zelenskyy e portretizon një mësues të quajtur Vasili, i cili papritur bëhet president, pasi një video e tij duke u ankuar për korrupsion bëhet virale. Pasi të zgjidhet, personazhi i Zelenskyyt përballet me një detyrë të vështirë për të reformuar Ukrainën, për ta luftuar korrupsionin dhe për ta bashkuar kombin, pavarësisht rezistencës nga politikanët që u shërbejnë interesave të oligarkëve.

Një sukses i jashtëzakonshëm televiziv, “Presidenti” flet për kohën kur çdokush mund të shndërrohet në yll brenda natës e të bëhet i pushtetshëm. Po ashtu ka të bëjë me rikthimin e sinqeritetit në politikë.

Shou televiziv, “Presidenti”, vjen në mes të një vërshimi global të lëvdatave për ish-komedianin, i cili tani po e udhëheq luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.